MALOKU:Skender Hyseni, ai e din kush e sulmoi Kuvendin?

Maloku ka shprehur habinë e tij se si mund të sulmohet Kuvendi i Kosovës, midis Prishtinës e para sa kamerave të sigurisë, me RGP-7.

“Po thonë që mbrëmë është sulmuar, midis Prishtine e para sa kamerave të sigurisë, me RGP-7 ndërtesa e Kuvendit të Kosovës!!”

Maloku tha se ministri Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, nuk shprehu mundin të del me ndonjë deklaratë ndaj këtij sulmi.

“Ministri i PB Skender Hyseni nuk e ka marrë mundimin me e thanë një fjalë”

Sipas tij mosreagimi i Hysenit nënkupton dy gjëra:

“Ministri i din të gjitha, si në rastin e Kumanovës, por që nuk don të informon opinionin. Në këtë rast duhet me automatizëm të shkarkohet sepse po e mban opinionin të painformuar dhe me u marrë me gjithëfar lloj skepulimesh dhe e dyta ministri s’din bash asgjë hiq dhe duhet shkarkuar për paaftësi në ushtrimin e përgjegjësive si Ministër” ka thënë Maloku.Gazeta InfoPress

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë