Manastiri “Shën Jovan Bigorski” që historia shqiptare e njeh si “Manastiri Mbigur”

Faktet historike të historianëve shqiptarë flasin se manastiri Shën Bigorski daton që nga shekulli 11 dhe është manastrit arbëror. “Jemi të bindur se atje kishte thesarë dokumentesh, jo vetëm kishtare, por edhe fakte për historinë dhe trashëgiminë shqiptare të kësaj zone. Aty ka pasur dokumente me vlerë nga shekujt 15, 16 dhe 17 dhe tanimë është shuar çdo gjurmë”, nënvizon për INA, historiani prof.dr. Nebi Dervishi. Ai ka shtuar se kjo është një humbje e madhe e popullit shqiptarë dhe nuk duhet të humbet një vlerë e tillë, karshi propagandës për të përvetësuar objektet tradicionale fetare shqiptare.

“Ky manastir është i njohur me emrin Mbigur, dhe se ai ka qenë i të parëve tanë, edhe pse më vonë në mënyrë naive u shua dhe u hoq dorë nga këto tempuj të lashtësisë sonë”, ka theksuar profesor Dervishi. Historianët dëshmojnë se deri në fillim të shekullit 20 edhe në këtë manastir ritet dhe ritualet janë bërë në gjuhën shqipe dhe kleri ka qenë shqiptaro-ortodoks, por duke filluar në vitet e para të shekullit 20 ngadalë ai është sllavizuar dhe është përvetësuar nga klerikët ortodoks maqedonas e serb.
Manastiri i Shën Bigorit ka qenë edhe një pikë e rëndësishme historike në periudhën e Skenderbeut, duke qenë një vatër shqiptare e asaj kohe që përfshinte zonën e Dibrës së Madhe dhe Ohrit. Ky komplesk me vlera të ortodoksisë shqiptare është dëshmuar për traditën e tij edhe nga historiani, prof.dr. Vehbi Xhemaili. “Kisha Shën Jovan Bigorski i takon kishës së periudhës bizantine me qendër në Stamboll dhe ka luajtur një rol të madh kulturor, arsimor të trevave të Rekës, të shqiptarëve të Rekës.
Gjatë gjithë periudhës në këtë kishë peligrenazhet janë bërë në gjuhën shqipe deri me ardhjen e serbëve në këto troje , në vitin 1912”, ka theksuar për INA historiani Xhemaili, duke shtuar se kjo zonë vazhdimisht ka qenë nën presionet e pushteteve për t`u sllavizuar dhe për të hequr dorë nga vlerat tradicionale kombëtare shqiptare. Vite më parë ishin djegur hapësira të këtij manastiri, sidomos biblioteka e pasur. Lidhur me këtë, historianët shqiptarë kanë nxjerrur në pah dyshimet se me djegien e bibliotekës së këtij manastiri janë zhdukur shumë dëshmi, libra, dokumente dhe arkiva në gjuhën shqipe, për shkak se deri vonë në këtë manastir kanë shërbyer murgjë vendor shqiptarë, të konfesionit ortodoks nga Reka e Keqe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme