Manchester City është klubi i parë në Europë

Tifozët e Manchester City tashmë do të jenë të aftë që tu afrohen edhe më shumë heronjve të tyre dhe skuadrës së zemrës, teksa raportohet se klubi do tu mundësojë që ata të jenë vizualisht transparent, nëpërmjet ndërtimit të një tuneli prej xhami në dhomat e zhveshjes.

manchester-city-glass-tunnel

Klubi i Manchester City’t janë të vendosur që të krijojnë këtë opsion infrastrukturor, çka do tu mundësojë tifozëve që të shohin dhe të mësojnë formacionin që do të vendoset në fushë, para se ekipet të dalin në tapetin jeshil, nëpërmjet një korridori të ri ekzekutiv, që do të jetë edhe i pari, i këtij lloji në Europë. Manchester City ka planifikuar ndërtimin e një tuneli prej xhami mes fushës dhe dhomave të zhveshjes. Konkretisht, një të ngjashëm me atë në projektin e City’t ka skuadra e futbollit amerikan, “Dallas Cowboys”, në stadiumin “AT&T”.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail” lajmi për këtë projekt të Manchester City’t ka ngjallur kureshtjen, por edhe më tepër kontestimin e klubeve të tjera kundërshtare, të cilave duket se nuk u pëlqen fakti që do të jenë nën vëzhgimin e rreptë dhe presionin e tifozëve, para se të futen në fushën e lojës. Manchester City do të jetë klubi i parë në Europë që do të ketë një infrastrukturë të këtij lloji. Incidente të së kaluarës, të tipit të pështyrjes në tunelin e dhomave të zhveshjes, përfshirë këtu edhe zënkën mes Patric Viera dhe Roy Keane në “Highbury”, nëse do të ekzistonte tuneli transparent prej xhami, atëherë i famshmi “Pizzagate” i Arsenalit sigurisht që do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Mbetet ende për tu deklaruar nga City, se sa do të jetë numri i ndenjëseve përreth tunelit dhe sa do të kushtojë një biletë në ato vende, ndërkohë që parashikohen edhe vende pranë pankinës së trajnerit.

Image result for manchester city