Manchesteri insiston për Fernandesin

Pasi nuk arriti ta transferoj gjatë afatit kalimtar të verës, Manchester Unitedi në janar do të insistoj për transferimin e mesfushorit portugez Bruno Fernandes, përcjellë “Goal.com” të premten.

Manchesteri pati kërkuar Fernandesin para fillimit të këtij edicioni, por Sportingu i Lisbonës kërkonte 70 milionë euro dëmshpërblim.

Fernandes te Manchesteri shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe ekipi anglez është i gatshëm t’i plotësoj kërkesat e Sportingut për kartonin e mesfushorit. 25-vjeçari, edicionin e shkuar ishte ndër më të dalluarit në kampionatin portugez dhe ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023.

Ai këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në pesë paraqitje deri më tani. Fernandes ka luajtur edhe te Sampdoria, Udinese e Novara kurse ka edhe 14 ndeshje me Portugalinë.

Lini Një Koment