Maqedoni: Ndihmë e garantuar minimale për të papunët, shtesë energjetike për 30.000 persona dhe shtesë arsimore për 17.000 nxënës

Me pakon e dytë të masave të Qeverisë, për tejkalimin dhe zbutjen e pasojave nga kriza shëndetësore-ekonomike, krahas mbrojtjes së vendeve të punës, një nga masat kyçe është edhe ndihma në të holla për personat dhe familjet të cilave ajo u nevojitet, deklaroi sot zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me zëvendësministren plotësuese, Sanella Shkrijelj.

“Qeveria po tregon qasje të themeltë, ndaj nevojave në segmente të ndryshme shoqërore sepse shpejtësia e rikuperimit pas krizës varet nga masat e ndërmarra gjatë krizës. Prandaj me pakon e dytë të masave, përveç mbrojtjes së vendeve të punës, një nga masat kyçe është edhe ndihma në të holla për personat dhe familjet, të cilave ajo u nevojitet. Konkretisht personave të cilët mbetën pa punë apo ishin pjesë e ekonomisë joformale, u mundësojmë hyrje të shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale përmes realizimit të së drejtës së ndihmës së garantuar minimale sociale. Që ta marrin këtë ndihmë, pasiguria materiale e personave do të konfirmohet në bazë të vlerës së përgjithshme mesatare të të gjitha të ardhurave të gjithë anëtarëve të amvisërisë, në të gjitha bazat, llogaritur nga muaji i fundit në vend të tre muajve si deri më tani. Masa do të zgjasë dy muaj – prill dhe maj”, tha zëvendësministri Bajraktar.

Në këtë mënyrë, sipas tij, tregohet se sistemi i mbrojtjes sociale është ashtu i dizajnuar që lehtë adaptohet ndaj nevojave të qytetarëve, arrin deri te ata të cilëve ndihma u nevojitet më së shumti, ndërsa anëtarët më të ndjeshëm të komunitetit as në kushtet më ekstreme nuk janë anashkaluar.

“Prandaj parashikuam edhe një masë për mbështetje të shfrytëzuesve ekzistues të sistemit për mbrojtje sociale, me të cilën rreth 30.000 persona do të marrin shumë prej nga 1.000 denarëve shtesë energjetike për prill dhe maj. Qëllimi është që amvisëritë në rrezik t’i tejkalojnë vështirësitë tani, që të ketë mundësi kur proceset e punës të normalizohen, edhe ata të jenë në gjendje të kyçen në programet aktive për punësim në tregun e punës”, theksoi Bajraktar.

Zëvendësministrja plotësuese, Shkrijelj, ndërkaq, foli për masat për mbrojtje të fëmijëve të cilët janë më të ndjeshëm në situata të këtilla të krizës, me ç’rast theksoi se për t’u lehtësuar qasja në të drejtat e fëmijëve, Qeveria solli Dekret me të cilin kushti për vërtetim për rregullshmëri të pagesës së shtesës arsimore për periudhë të tretë dhe të katërt matëse nga viti shkollor 2019/2020, ndërpritet së vlejturi dhe të paguhet pa dallim që nuk po mbahet mësim i rregullt.

“Qëllimi është të lehtësohet qasja e familjeve pa të ardhura apo me të ardhura të ulëta deri te të drejtat e fëmijëve. Kjo do të thotë se rreth 17.000 familje me fëmijë, përkatësisht 17.000 fëmijë do ta marrin këtë të drejtë të shtesës arsimore e cila paraqet 700 denarë për fëmijë në shkollë fillore dhe 1.000 denarë në shkollë të mesme. Me qëllim që t’u përmbahemi të gjitha rekomandimeve të Qeverisë për parandalim të virusit, vazhdojnë edhe të gjitha afatet për parashtrim të kërkesave për realizim apo ripërtëritje të të drejtave siç janë ndihma e njëfishtë në të holla për fëmijë të parë të lindur, kërkesa për realizim apo vazhdim të shtesës prindërore për fëmijë të tretë dhe të katërt dhe atë për tre muaj nga dita e skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Shkrijelj.

MPPS, shtoi ajo, çdo ditë komunikon me shfrytëzuesit e vet dhe mu për atë arsye gjatë periudhës së kaluar janë ndarë mbi 600 pako me produkte higjienike për familjet në kushte substandarde, në çka do të vazhdojnë të punojnë me mbështetje të partnerëve nga agjencitë e KB-së.

Me kërkesë të personave me pengesa po bëhen lirime shtesë për personat e verbër, personat të cilët kanë nevojë për shoqërues në vendin e punës dhe personave të cilët lëvizin me karrocë, ndërsa me partnerët nga KB-ja, MPPS punon në vendosjen e shërbimit për personat me pengesa mu me kërkesë të tyre.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Bajraktar u bëri thirrje banorëve të Shuto Orizarës, të cilët deri më tani nuk kanë aplikuar për ndihmë sociale, ta bëjnë atë, sepse me Dekretin e Qeverisë mundësohet që ata të cilët nuk janë futur në sistemin Shfrytëzues plus, të futen dhe të përfshihen me ndihmën e garantuar minimale dhe me shtesë energjetike.

“Prandaj e sollëm këtë Dekret, që të hyjnë në sistem. U bëjmë thirrje të aplikojnë, që t’iu ndihmojmë”, tha zëvendësministri Gjonul Bajraktar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme