Moti në Maqedoni: Nga e diela reshje të përkohshme të shiut, në male dëborë

Moti në pjesët perëndimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në pjesët lindore me diell me vranësira mesatare. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes. Do të fryjë erë e dobët mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 9 deri në minus 2, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare me periudha të diellit. Do të fryjë erë e dobët. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 7, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Të dielën në mesditë, gjatë natës dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta borë. Edhe gjatë javës së ardhshme do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut, kryesisht në pjesët perëndimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme