Mashtrimi me vizat, Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane ka postuar një njoftim të rëndësishëm në rrjetin social Facebook. Ambasada shkruan se, kontaktohen shpesh nga persona që kanë rënë pre e mashtrimit të vizave.

Sipas tyre, mashtrimet përfshijnë faqe interneti të rreme ku kërkojnë tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë vizën. Ambasada Amerikane lajmëron qytetarët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.

Postimi i Plotë i Ambasadës Amerikane
Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme