Matilda Makoçi flet për ish-bashkëshortin, Edi Ramën

Pasi është rikthyer në skenën e artit, në ekspozitën e artistes Natasha Bega, aktorja Matilda Makoçi ka folur edhe për mediat ku ka përmendur edhe ish-bashkëshortin e saj, Edi Rama, sot kryeministër i Shqipërisë.

Duke e quajtur shokun e rininë, Makoçi thotë se Rama është duke ndjekur ëndrrën e tij dhe asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse ti urojë suksese.

“Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë, me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij.”-tha Makoçi.

 

Image