Mavraj fitoren së pari ia dedikon Shkupit dhe Tetovës

Në stadiumin ‘Loro Boriço’, Shqipëria mundi 2:1 Maqedoninë, në ndeshjen që zgjat dy ditë, si pasojë e ndërprerjes nga reshjet e mëdha të shiut.

Mbrojtësi Mërgim Mavraj, ka vendosur që në Facebook të shpreh gëzimin për fitoren ndaj Maqedonisë.

Ai këtë fitore u ka dedikuar të gjithë shqiptarëve.

“Për Shkup, Tetovë dhe të gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Mavraj, përcjell Lajmi.net.