Mavraj i tha që vlen zero, trajneri i Hamburgut kundërpërgjigjet

Vazhdojnë të polemizojnë me njëri-tjetrin Mërgim Mavraj dhe trajneri i Hamburgut Christian Titz


Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në këtë afat kalitmar u transferu te Aris nga Hamburgu, transmeton GazetaMetro.

Mavraj pati një edicion të vështirë te Hamburgu pasi trajneri Titz e kishte përjashtuar nga skuadra e parë.

“Nëse shikojmë anën njerëzore trajneri Titz vlen zero. Të gjithë të tjerët nuk mund t’i gjykoj sa do që shumë kanë dalë të më shikojnë nga mbrapa,” ka thënë Mavraj.

“Trajneri ka të drejtë që edhe të përjashtojë lojtarët, por ama jo pa arsye dhe ta kthejë në personale me ta. Më vjen shumë keq që skuadra ra si pasojë e gjithë strukturave të klubit”

Dhe tani është trajneri i Hamburgut që i është kundërpërgjigjur 32 vjeçarit, duke i thënë se e ka larguar atë shkaku që nuk ishte i përshtatshëm për stilin e lojës që ai dëshironte të aplikonte në skuadër.

“Nuk më ka lënduar. E kuptoj që bëhet fjalë për një djalë të ri, i cili ndjen se i është cenuar nderi, sepse i shpjeguam në detaje që nuk kishim nevojë për shërbimet e tij sportive, për shkak të stilit të lojës që duam të zbatojmë,” ka thënë Titz.

Lini Një Koment