Mavraj: Nëse shikojmë anën njerëzore ky trajner vlen zero!

Mërgim Mavraj ka folur për periudhën e vështirë që e kishte te Hamburgu


Mbrojtësi i komëbtares shqiptare në afatin kalmtar të verës u transferua te klubi grek, Aris, aty ku luan edhe Migjen Basha, transmeton GazetaMetro.

Mavraj pati një edicion të karakterizuar me shumë probleme te Hamburgu dhe për këtë ai e fajson trajnerin Christian Titz.

“Nëse shikojmë anën njerëzore trajneri Titz vlen zero. Të gjithë të tjerët nuk mund t’i gjykoj sa do që shumë ja kanë dalë të më shikojnë nga mbrapa”, ka thënë Mavraj për Bild.

“Qoftë dhe vetëm një zyrtar i vetëm i klubit nuk më folur asnjë herë për atë masë që u mor ndaj meje”

“Trajneri ka të drejtë që edhe të përjashtojë lojtarët, por ama jo pa arsye dhe ta kthejë në personale me ta. Më vjen shumë keq që skuadra ra si pasojë e gjithë strukturave të klubit”
Më pas mbrojtësi i Kombëtares foli edhe për tifozët e Hamburgut që e akuzuan, derisa një vit më parë e bënin hero.

“Por, jam ndier shumë keq kur disa fansa më kanë akuzuar mua si shkaktar, ndërkohë që ata harruan se një vit më parë unë isha hero,”.

Ndryshe, Mavraj ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Arisin.

Lini Një Koment