Mbetet i pakapshëm “sekseri” kosovar i kërkuar nga Shqipëria

Kosova dështon të zbatojë letërporosinë e autoriteteve të drejtësisë në Shqipëri për gjetjen e Nue (Nuel) Kalajt.

Përmes një letërporosie, autoritetet përgjegjëse në Kosovë kanë informuar Prokurorinë Shqiptare se kërkimet policore për gjetjen e Kalajt nuk kanë dhënë rezultat, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që biznesmeni nga Prizreni po mban peng hetimet për çështjen e shumëpërfolur CEZ në Shqipëri. Megjithatë, institucionet e Kosovës shprehen se do të vijojnë kërkimet me shpresën për gjetjen e biznesmenit Nue Kalaj dhe pyetjen e tij.

Përderisa dëshmia e njeriut të cilësuar nga socialistët në Qeveri si sekser në procesin e privatizimit të OSSH-së (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes) nga çekët e CEZ-it, konsiderohet si provë kyç për t’i dhënë zgjidhje çështjes, Prokuroria i ka duart e lidhura për të dalë në një vendimmarrje.

Ndaj për sa kohë afatet hetimore janë drejt fundit, Prokuroria në Shqipëri i është drejtuar gjykatës për të tretën herë me kërkesën për zgjatjen e tyre. Dy prokurorët kanë kërkuar edhe tre muaj shtesë, me shpresën se do të mundë të realizohet pyetja e biznesmenit Nue Kalaj./ Bashkim Shala

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme