Mbi 800 milionë dollarë: Shkrimtarët që kanë fituar më shumë para 10 vitet e fundit

Shkrimtrët sot nuk fitojnë shumë para, duke qenë se teknologjia ka zënë vend në shumë hapësira ku më pare librat luanin rolin kyç, megjithatë, ka fitime, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë ju sjellim disa nga shkrimtarë janë paguar më së shumti:

Në vendin e parë, renditet shkrimtari amerikan James Patterson, i cili së fundi ka shkruar librin “Presidenti është zhdukur” së bashku me Bill Clinton, i botuar edhe në shqip. Prej vitit 1976, kur botoi romanin e parë “Numri i Thomas Berryman”, James Patterson ka publikuar më shumë se 150 tituj me të ardhura që kapin shifrën e 836 milionë dollarëve.

E dyta renditet J.K. Rowling, autoria e sagës “Harry Potter”, me të ardhura në 546 milionë dollarë dhe në vendin e tretë është Stephen King me 259 milionë dollarë. Daniel Steel dhe John Grisham, dy autorë të tjerë të njohur për lexuesit shqiptarë, renditen në vendin e katërt dhe të pestë respektivisht me 231 milionë dollarë dhe 192 milionë dollarë.

Ndër shkrimtarët më të rinj në moshë, pjesë e listës janë edhe John Green dhe Paula Hawkings, që u bë e famshme me romanin “Vajza në tren”. Ndërkohë autori i “Kodi i da Vinçit”, Dan Brown renditet në vendin e 11 me 111 milionë dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme