Mbyllet ambasada britanike në Ankara për shkaqe sigurie

Sakte.net /E Premte- 16 Shtator 2016 / 11:38

Qeveria britanike ka marrë vendim për të mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin turk Ankara për shkaqe sigurie, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Ambasada Britanike në Ankara do të mbyllet me datën 16 shtator për shkaqe sigurie”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme, transmeton arbresh.info.

Ambasada ishte e mbyllur që nga e hëna deri të enjten për festën e Kurban Bajramit këtë javë, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik.

Turqia në të kaluarën ka qenë në shënjestër në mënyrë të përsëritur  nga militantët, si islamikë ashtu edhe kurdë.