Me ç’armatim do të pajisen dronët kinezë të Serbisë

Serbia nga Kina do të marrë gjashtë fluturake pa pilotë të gjeneratës së re të pajisura me armatim që mund të përdoren për eliminimin e forcave të gjalla, të objekteve të armikut e të teknikës, transmeton Koha.net.

Siç i prezanton gazeta e Beogradit “novosti’, fluturakja pa pilot, ose droni luftarak, më i njohur është ai me emrin “jilong 2”. Ky dron quhet edhe “wing lung” ose “pterodaktil 2” dhe përdoret për veprim ushtarake kundër pozitave të armikut, objekteve dhe teknikës.

Droni vrastar, siç thotë kjo gazetë, mund të bartë një paletë të tërë armatimi – bomba laserike deri në 50 kilogramë, bomba kundër këmbësorisë, raketa ajër-tokë dhe raketat kundër automjeteve të blinduara.

Çmimi i një droni të tillë është 1 milion dollarë.

Blerjen e këtyre dronëve e ka paralajmëruar kryetari i Serbisë Alaksandar Vuçiq i cli gjendet për një vizitë zyrtare treditore në Kinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme