Me iniciativë të Kryeparlamentarit Veseli, ndërtohet shtëpi për familjen e ish-luftëtarit të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi familjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Lavdim Ademi në fshatin Stantërg në Mitrovicë, të cilës, me iniciativë të Kryeparlamentarit dhe me vendim të Kryesisë, Kuvendi do t’i ndërtojë një shtëpi.

Gjatë vizitës që kryeparlamentari Veseli i bëri familjes së Lavdim Ademit, i cili para katër muajve ka vdekur nga një sëmundje e rëndë, u prit nga familjarët e tij, të cilët e falënderuan për vizitën dhe vendimin për ndërtimin e shtëpisë.

“Jam sot këtu në familjen e juaj, pikërisht në Ditën e bamirësisë që Kuvendi e ka shpallur 5 Shtatorin. Ne si Kuvend, tanimë, kemi marrë vendim dhe jemi duke pritur që brenda pak ditësh edhe Komuna e Mitrovicës ta ndaj një parcelë dhe të fillojmë ndërtimin e shtëpisë para sezonit të dimrit. Këtë e kemi obligim ndaj fëmijëve të Lavdimit, ndërsa nuk do të ndalemi së ndihmuari edhe familjet tjera në nevojë”, citohet të ketë thënë kryeparlamentari Veseli.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Veseli u premtoi dy fëmijëve të Lavdimit, Arianitit (11) dhe Albanit (10), që kur të mbarojnë shkollën e mesme, do t’i ndihmojë me bursa për të vazhduar studimet universitare.

Në fund thuhet se Sofije Ademi, bashkëshortja e Lavdimit, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli dhe Kuvendin e Kosovës për ndihmën ndaj fëmijëve të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme