Më në fund zgjidhet misteri: Një qyteti të tërë nuk u punonin çelësat e makinave

Vozitësit kishin vërejtur se çelësta punonin gjithkund tjetër pos në një qytet dhe askush nuk e kishte të qartë pse.

Me javë qytetarët e North Olmstedit të Ohios kanë provuar të zbulojnë çfarë nuk është në rregull me çelësat e tyre dhe pse nuk mund t’i hapin makinat apo garazhat e tyre.

Cory Branchick ka menduar se baterinë e ka të dobët, dhe e ka ndërruar, por ka zbuluar se problemi nuk është evituar, së paku jo kur e ka parkuar makinën në oborrin e saj.

Dhe, deri sa dhjetra banorë ballafaqoheshin me këtë problem, disa këtë e kanë ndërlidhur me faktin se aeroporti është afër, të tjerët madje e kanë fajësuar edhe NASA-n.

Fajtor, siç e ka zbuluar hetimi, ka qenë një aparat i vogël i punimit shtëpiak, të cilin e ka bërë një entuziast i cili është shumë i ineteresuar për elektronikë.

Ai kishte dizajnuar një “gadget” sepcial, i cili duhej ta bënte me dije se a gjendet dikush në katin përdhes, deri sa ai punonte poshtë në bodrum.

“I mahnitur nga elektronika. Nuk ka qenë keqdashës”, ka thënë zyrtari lokal Chris Glassburn.

Ai aparat ka krijuar ngatërrim të radiovalëve në aparatet e instaluara në dyert e makinave apo në dyert e garazhave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme