Me thirrje antishqiptare varroset greku i vrarë në Shqipëri: Largohuni, kjo është Greqi

Herët në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës erdhën autobusët dhe automjetet që sillnin personat që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas.

Në Bularat u mblodhën të gjithë dhe ata qëndronin në sheshin kryesor dhe pranë banesës së Kacifas. Përveç flamujve grekë të vendosur në çdo rrugë, u shfaqën edhe simbole iredentiste, jo vetëm për të ashtuquajturin Vorio Epir, por edhe për Maqedoninë.

Pas ceremonisë fetare, turma e të ardhurve nga Greqia ka shoqëruar arkëmortin e Kacifas me këngë nacionaliste dhe thirrje antishqiptare.

Turma shpalosi edhe një flamur të madh ku shkruhet Vorio Epir, ndërsa degjoheshin edhe thirrjet “Shqiptarë, largohuni! Kjo është Greqi”.

Kostandin Kacifas u vra nga forca elitë RENEA pas disa orësh rrethim, ditën kur në Bularat do të kujtohej “JO”-ja greke e Luftës së Dytë Botërore. Kacifas, me armë në dorë, qëlloi mbi policinë shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme