Media austriake: Grenell qëndron pas rrëzimit të Kurtit, Thaçi i kapur nga Gjykata Speciale

Prestigjozja austriake Der Standard ka shkruar një artikull për situatën e fundit në Kosovë, ku hedh poshtë se zhvillimet e fundit lidhen me krizën e virusit Korona, por as edhe me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe shkarkimin e ministrit të brendshëm Agim Veliu.

“E gjitha lidhet nga ndikimi i të dërguarit special amerikan Richard Grenell, që ka ndaj “dinosaurëve” të LDK-së,” përcjell foldrejt.com, duke nënkuptuar Isa Mustafën.

Grenelli që është shumë i padëshiruar në Berlin, po shfrytëzon krizën e virusit, për të arritur sa më shpejt marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo lidhet edhe me takimin që pati ai në SHBA me ish ministrin e jashtëm kosovar, Skender Hyseni.

Grenell kërkon të arrijë një sukses “historik” për administratën Trump, përpara zgjedhjeve në vjeshtë, por kjo pamundësohet me Albin Kurtin kryeministër. Kurti refuzon katërcipërisht planet e nëndheshme dhe një shkëmbim territoresh në bazë të kritereve etnike.

Më tutje media austriake tregon se në 4 mars në Shtëpinë e Bardhë janë takuar Grenell, Thaçi, Vucic, Robert O’Brien dhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner.

Plani që parasheh ndarjen e Kosovës mbështetet edhe nga Thaçi, i cili është i “kapur nga Gjykata Speciale”.

Qëllimi: Pezullimi i tarifës

Si fillim Grenell kërkon heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe, kurse më pas planin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. “Megjithatë Kurti nuk mund të vendoset nën presion nga SHBA, dhe do largojë gradualisht tarifën, në rast se Serbia fillon të ndryshojë politikën e saj”.

Për këtë, Grenell shfrytëzoi rastin e krizës së Covid19, që të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme, ku presidenti do marrë më shumë fuqi, kurse do anashkalohet kryeministri.

Në LDK ka dy grupe, ku njëra është për të krijuar një qeveri me Thaçin dhe që më pas të zbatohet plani i Grenell.

Kundër kësaj është edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, që mbetet ndër lideret e vetme europiane që kundërshton një shkëmbim territoresh në bazë të kritereve etnike.

Rreziku i madh nga ndryshimi i kufijve

Ndryshimi i kufijve në fakt ka sjellë konflikte dhe luftra të shumta në Ballkan. Por liderët ballkanikë, të cilët janë të kapur nga krimet e kaluara, kërkojnë që edhe njëherë të zbatohet kriteri i ndryshimeve të kufijve./https:/foldrejt.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme