Media pranë Realit e pranon: De Gea objektivi kryesor i merkatos

Portieri i Manchester United, David de Gea është objektivi kryesor i merkatos së Real Madridit.

Lajmi është konfirmuar nga media pranë klubit spanjoll “Marca” e cila theksoin se tashmë operacioni ka filluar për të kryer me sukses këtë transfertë të bujshme, transmeton SYRI.net.

Florentino Perez pritet të hapë “thesin” pasi ka gati një ofertë të majme prej 65 milionë eurosh e cila do të tundojë Manchester United që deri tani ka bërë rezistencë.

Të presim ditët në vijim dhe konkretisht afatin tjetër kalimtar për të kuptuar më qartë negociatave mes dy palëve./ SYRI.net

Image