Mediat serbe: Kush është “Zoti i Kosovës”, Kadri Veseli?!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë akademisë përkujtimore për viktimave të masakrës së Reçakut tha, se “Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”.

Kjo deklaratë ka acarua Serbinë ku edhe pati reagime të ndryshme nga zyrtarët serbë të cilën deklaratë e quajtën “kërcënim”.

Gazeta serb “Blic”, por jo vetëm, sot i ka kushtuar një tekst Veselit duke e “qartësuar” se kush është “Zoti i Kosovës, Kadri Veseli”, transmeton lajmi.net.

Në tekst thuhet, se Kadri Veseli është shoku i ngushtë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, andaj kjo ka bërë që ai të vije në kryet të Partisë Demokratike të Kosovës, e më pas edhe të ngjitet në krye të Kuvendit.

“Veseli ka “kërcënuar” Beogradin këto ditë se shqiptarët “nuk do të ndalemi me deri në Nish”, nëse Serbia tenton të kthehet në Kosovës”, thuhet në artikullin e “Blic”-it serb.

Artikulli tregon se Veseli dikur ishte drejtues i SHIK-ut: “Ishte metaforë politike apo kërcenim i drejtuar nga njeriu i cili dikur ishte udhëheqësi i Shërbimit Inteligjent të Kosovës, krijuar dhe operuar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), krimet e të cilës do t’i gjykojë Gjykata Speciale”, shkruan gazeta.

Në vazhdim të tekstit të medias në fjalë thuhet, se Veseli, Thaçi dhe Haradinaj janë përpjekur të shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale, nëpërmjet një nisme parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Inteligjenca (SHIK) është shuar zyrtarisht në vitin 2008, ndërsa emri i Kadri Veselit nga presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, pas vrasjes së djeshme të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, u tha se ai është  “Zoti i Kosovës”, ndërsa Thaçi është përmendur në raportin e Këshillit të Evropës si trafikues i organeve, të të burgosurve serbë, gjatë luftës së viteve 1989-1999”, thotë artikulli.

Më pas, “analizën” Blic e vazhdon duke thënë se ardhja e Veselit në krye të Kuvendit nuk është e rastësishme, pasi ai ishte njëri nga komandantët e UÇK-së dhe tani preferon të punojë në hije.

“Jo më pak tronditës ishte vendimi, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, që koalicioni qeverisës u formua nga Partia Demokratike të Kosovës e Veseli dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Haradinajt, ku u quajt “koalicioni i luftës””, shkruhet më tej aty.

Pas zgjedhjes si kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Veseli u tha qytetarëve të nuk ka asgjë të keqe që ishte pjesë e SHIK-ut, duke thënë se edhe ish-presidenti George Bush ishte gjithashtu bashkëpunëtor i CIA-s, shkruan Blic.

Mirëpo, media kujton edhe një fjalim të Veseli në Parlamentin e Kosovës, ku thotë se “lufta e UÇK-së është legjitime” dhe SHIK-u ishte formuar për të “luftuar regjimin e serb”.

Me tej thuhet se Veseli ishte subjekt i hetimeve të shumta si kreu i Shërbimit Inteligjent të Kosovës, nga Komisioni i BE-së për të kuptuar financimin e UÇK-së.

Poashtu, përmendet edhe raporti i Dick Martyt i vitit 2010. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme