Mediat serbe: Putini do ta mbrojë me ushtri, veriun e Kosovës

Mediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit të luftës në mes Serbisë dhe Kosovës, duke cituar madje edhe në burime të shërbimeve informative të NATO-s

Kryeartikulli i gazetës serbe “Informer” në numrin e së martës, mban titullin: “Putin, ushtria të mbrojë Kosovën”, duke cituar deri edhe burime nga shërbimet informative të NATO-s.

Sipas kësaj gazete, “agjentët e NATO-s a kanë tërhequr vërejtje, ekstremistëve shqiptarë. Në rast se ata sulmojnë veriun e Kosovës, Rusia menjëherë do të dërgonte në Serbi 1000 pjesëtarë të njësive speciale, 200 instruktorë, aeroplanë me pilotë, armatim dhe ndihmën tjetër të nevojshme”.

Kjo gazetë në numrin e nesërm sjell edhe një artikull tjetër luftënxitës, ku citon ish ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison, i cili sipas kësaj gazete thërret vëllezërit shqiptarë që të pastrojnë armët, pasi po i pret një luftë e re me Serbinë./Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme