Medie serbe me shumë lajme të rreme për Armatën Kombëtare Shqiptare

Gjatë dy ditë të shkuara, më shumë se30 portale, gazeta e stacione televizive kanë transmetuar gënjeshtra për gjoja kërcënimet e Armatës Kombëtare Shqiptare, transmeton Koha.net.

Lajmin e rremë e ka vazhduar së përhapuri edhe gazetari holandez Vinsent Triest, i cili në llogarinë e vet të Twitterit më pas ka kërkuar falje tek opinioni për shkak se xhirimin vjetër që bën fjalë për Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH) e ka prezantuar si të ri.

Por, edhe pas kërkim faljes së Triestit, mediet serbe kanë mundur të konstatojnë se bëhet për një xhirim arkivor pasi versioni më i vjetër i prezantuar rrejshëm si i ri, ishte postuar në Youtube më 13 maj të vitit 2010.

Për të gjitha këto, një ditë më parë ka shkruar edhe Fake News Tragaç.

Përkundër shumë dëshmive se xhirimi është i kahershëm, shkruan ky portal, gazeta të përditshme në Serbi kanë vazhduar ta hutojnë opinionin. Nëpër disa sosh theksohet se “pjesëtarët e organizatës terroriste famëkeqe AKSH janë kërcënuar me gjakderdhje me këtë jo vetëm në Serbi por edhe në Greqi“. Madje, Informer shkruan se kot po bëhen përpjekje nga pushteti në Kosovë që xhirimin ta paraqesin të vjetër. Ky pushtet, thotë mediumi janë marrë vesh me Vinest Triestin, i cili e ka publikuar xhirimin, që ta përgënjeshtrojë atë si të ri“.

Ngjashëm ka shkruar edhe portali tjetër alo. Ky medium serb, pasi shkruan se “kjo është kjo, më nuk po zgjidhen mjete, thekson se Triest është frikësuar”, siç konstaton portali, “pasi është e qartë se tash nuk është dashur të publikojë diçka që ishte planifikuar për më vonë.

Një lajm të shkurtër rreth xhirimit të vjetër e ka publikuar edhe portali “kurir”.

Image

Lini Një Koment