Mehmedi hoqi dorë nga kombëtarja e Zvicrës, nuk shkon në Rusi!

Shqiptari i Zvicrës, Admir Mehmedi nuk do të udhëtojë drejt Rusisë. Sipas “Blick”, Mehmedi ka hequr dorë vullnetarisht nga kombëtarja e Zvicrës. “Është një vendim i mendjes, jo i zemrës. Thjesht mendoj se e kam vështirë të sjell diçka më shumë për ekipin e Zvicrës, veçanërisht në Botëror.

Ndaj po e marr këtë vendim që tani, në mënyrë që të mos bllokoj vendin në kombëtare, duke ia lehtësuar punën trajnerit”, tha 27-vjeçari, Admir Mehmedi, që duket se nuk është rikuperuar në kohë nga dëmtimi dhe ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja në Botëror.

Këto informacione na tregojnë se sa e rëndësishme është për lojtarët me origjinë shqiptare të zgjedhin ekipin kuqezi për karrierën e tyre ndërkombëtare. /Pamfleti Sport

Lini Një Koment