Mehmedi kishte përkrahjen e vëllait në rrugën e vështirë në futboll

Në fillim qëndron ikja nga lufta. Në vitin 1993 familja e Mehmedit zhvendoset nga Gostivari i ish-Jugosllavisë për te babai i tij në Zvicër.

Kishte pesë vjet që babai, Emerliu, jetonte në Tessin dhe ai shkoi në rrezik të plotë. Në vendlindjen e tij ai ishte drejtor i një firme të drurit që kishte 300 punëtorë. Në Zvicër nisi në një stallë të kuajve, shkruan sot Koha Ditore.

“Nga punëtor i stallës u bë enëlarës, nga enëlarësi u bë pictar”, tregon Admir Mehmedi për revistën “11Freuden”. Dhe ai vazhdon më tutje.

“Ne jetonim në një apartament 60 metra katrorë, katër persona. Nuk merrja kurrë para xhepi. Nuk kishim para. Nëse merrte babai im dy franga bakshish, atëherë blinte me to banane apo molla. Kushtet ishin të limituara”, ka rrëfyer Mehmedi.

Por, një gjë fascinonte djemtë, Arsimin dhe Admirin, nga fillimi – futbolli.

Lini Një Koment