Mehmet Kosova po ndahet nga gruaja?

Re të errëta mbi martesën e aktorit turk Kenan Imirzalioglu.
8 muaj pas kurorëzimit të dashurisë së tij me modelen dhe aktoren turke Sinem Gobbal, raportohet së ne martesën e dyshes së njohur ka hyrë kriza, kjo për shkak se 38 vjeçari dëshiron të zgjerojë familjen e tij me fëmijë, ndërsa si duket për aktoren 28 vjeçare nuk është ende momenti.

“Kenan dëshiron që ata të bëhen me fëmijë, por Sinem nuk e mendon këtë gjë edhe për disa kohë, pasi fokusi i saj është vetëm tek karriera dhe angazhimet e saj profesionale” kanë thënë burimet e afërta të çiftit.

 Gjithashtu burimet shtojnë se kjo mund të çojë çiftin drejtë ndarjes, pasi prej kohesh duket se gjërat mes tyre nuk janë njësoj