Meizu prezanton dy smartfonë të rinj

Kompania e njohur kineze, Meizu, ka prezantuar sot dy smartfonë të rinj – V8 dhe V8 Pro.

Meizu V8 vjen me ekran 5.7-inç dhe raport prej 18:9 si dhe me rezolucion prej 720 x 1,440 pikselë, procesorin MediaTek MT6739, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 3,200 mAh, transmeton Koha.net. Po ashtu, V8 vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Po ashtu, edhe modeli V8 Pro vjen me ekranin e njëjtë sikurse të versionit standard, procesor MediaTek Helio P22, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 3,100 mAh.

Image

Gjithashtu, V8 Pro vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12+5 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Të dy, V8 dhe V8 Pro, do të jenë në dispozicion me ngjyrë të zezë. Po ashtu, V8 do të jetë në dispozicion edhe me ngjyrë të bardhë, ndërsa V8 Pro edhe me ngjyrë ari.

Meizu V8 dhe V8 Pro nga sot janë në dispozicion për shitje me çmim prej rreth 100 euro për versionin standard dhe rreth 140 euro për versionin Pro, ndërsa dërgesat do të fillojnë nga 26 shtatori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme