Meksikë, ekzekutohet para gruas dhe fëmijëve gazetari

Një gazetar meksikan është qëlluar për vdekje në sytë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre, jashtë shtëpisë së tij në një nga shtetet lindore me numrin më të lartë të krimeve.
Pedro Tamayo Rosas, 45 vjeç, i cili mbulonte kronikën e zezë për dy portale online në shtetin e Verakruzit, u ekzekutua në qytetin Tierra Blanka, deklaroi zyra e prokurorit lokal.

Hetimet paraprake tregojnë se krimi u krye nga dy vrasës, të cilët iu afruan gazetarit për ta përshëndetur në shtëpinë e tij, saktëzoi organi zyrtar.

Një anëtar i familjes së të ndjerit tha në kushte anonimati se Tamayo kishte dalë për të ndihmuar bashkëshorten dhe dy djemtë e tij me ushqimet kur papritur u qëllua me armë.

Agresorët hapën zjarr dhe më pas u larguan në bordin e një auomjeti, shtoi më tej zyra e prokurorit, e cila saktësoi se Tamayo ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë në hetimet e nisura, përfshirë atë të profesionit të viktimës si gazetar, thuhet më tej në deklaratën zyrtare. Tamayo punonte për portalet “El Pinero de la Cuenca” dhe “Al Calor Politico”.

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, me mbi 90 punonjës mediash të vrarë dhe 17 të tjerë të zhdukur që prej vitit 2000, 19 prej të cilëve vetëm në Verakruz në 6 vitet e fundit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë