Memli Krasniqi tregon nëse do të garojë për kryetar të PDK-së

Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës do të mbahen në fund të këtij vitit. E nga to nuk pritën të behën ndryshme të mëdha, ani pse ende nuk janë bërë publike kandidaturat.

I shumëpërfoluri për ta zëvendësuar Kadri Veselin në krye të PDK-së, nënkryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi në një prononim për Infokusin ka thënë se nuk planifikon të kandidoi, derisa beson se Veseli duhet ta udhëheqë PDK-në edhe për një mandat.

“Tani është herët për të paraqitur kandidaturat për Kryetar të Partisë, por sa më përket mua, unë nuk kam asnjë plan për diçka të tillë. Unë besoj fuqishëm së kryetari, Kadri Veseli duhet të vazhdojë në krye të partisë edhe për një mandate për të quar para vizionin e tij për reformimin e PDK-së”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se janë duke bërë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në PDK, por që po punohet edhe në procesin zgjedhor për Rininë dhe Gruan Demokratike.
“Përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës kanë filluar me kohë dhe ato po rrjedhin jashtëzakonisht mirë. Fillimisht po vijon procesi zgjedhor për Rininë Demokratike dhe Gruan Demokratike, ndërsa më pas do të vazhdojë procesi zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit partiak”, ka thënë Krasniqi.Ditë më parë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se brenda javëve do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovë dhe duhej të mbyllën deri në fundin e muajve të vitit 2018, ku do të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.Më 7 maj të 2016-ës, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, përmes një votimi të hapur nga rreth 7, 000 delegatë. Ai në këtë garë nuk ishte asnjë kundër kandidat.Veseli është kryetari i parë i PDK-së pas Hashim Thaçit i cili ka drejtuar partinë për 16 vite. Ai dha dorëheqje nga kjo pozitë për tu bërë Presidenti Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme