Menduh Thaçi nesër para prokurorisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të merret në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike në Maqedoni.

Raportohet se Thaçi në PSP do të paraqitet si dëshmitarë për një rast që lidhet me publikimin e përgjimeve nga LSDM-ja vitin e kaluar.

Të hënën bashkë me Thaçin para PSP-së duhet të flasin edhe Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE-ja dhe Samka Ibrahimovski.