Menduh Thaçi: Prioritet i PDSH-së është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Aivo Orav. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për zhbllokimin e procesit integrues të vendit, kumtoi shërbimi për informim i PDSH-së.
“Kryetari Thaçi fillimisht e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin e tij në zgjidhjen e krizës së thellë politike në Maqedoni, si dhe për angazhimet e BE-së lidhur me zhvillimet e proceseve demokratike në vend.

Kryetari Thaçi vlerësoi se krahas sfidave momentale me të cilat ballafaqohet vendi, përkushtimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.

Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

Teme e bisedës ishte edhe procesi integrues, me ç’rast bashkëbiseduesit u pajtuan se zhbllokimi i procesit integrues hap perspektiven e vendit si dhe forcon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ambasadori Orav falënderoi Kryetarin Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së si dhe për kontributin që e jep në këtë proces, duke shpresuar në vazhdim të dialogut të mirëfilltë dhe në përmbysjen e detyrimeve dhe standardeve të vendosura nga Komisioni Evropian”, thuhet në komunikatën e PDSH-së pas takimit Thaçi-Orav.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme