Me gjerësi prej 3.36 metrash dhe gjatësi 5.46 metra, kjo makinë është për 25 centimetra më e madhe se e mëparshmja, gjë që ka ndikuar për më shumë hapësirë për këmbë, te udhëtarët që shfrytëzojnë pjesën e pasme.
Në enterierin e punuar me kujdes, ndodhen ulëset më luksoze të kompanisë Mercedes, si dhe një sistem shumë i sofistikuar i zërit.
Pjesa e jashtme është e lyer me ngjyrë që pamundëson kapjen e baltës apo rërës, ndërsa rrotat kanë tri lloje të ndryshme të disqeve të përjashtme.
Detaje të reja pritet të mësohen gjatë ditëve në vijim, pasi po afrohet prezantimin zyrtar.