Merkel: Do të tejkalojmë sfidën e terrorit islamik

Pasi që për shkak të situatës së ashpërsuar në vend ka ndërprerë pushimet e saj verore, kancelarja gjermane Angela Merkel i është drejtuar sot kombit në një konferencë shtypi.

Ajo i ka gjykuar aktet e dhunës të kryera së fundi në Würzburg dhe në Ansbach duke i cilësuar si terror islamik. Këto akte, ka thënë ajo, kanë qenë dëshpëruese dhe përbëjnë “thyerje të një tabuje të civilizimit”, shkruajnë mediat gjermane.

Për të qenë në nivel të detyrës për të luftuar me sukses terrorizmin, nevojitet një sistem më i mirë i alarmimit të hershëm, ka thënë Merkel, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë ajo, duke u dhënë zemër bashkëkombësve të saj, ka theksuar se Gjermania dhe Evropa do t`i tejkalojnë edhe këto sfida, transmeton Albinfo.

Sipas kancelares gjermane tash ka shumë rëndësi që të sillet në drejtpeshim liria dhe siguria.

Atenetatorët të cilët në Gjermani kanë ardhur si refugjatë kanë vënë në lojë me veprat e tyre vendin mikpritës, ndihmëtarët e shumtë por edhe refugjatët tjerë, ka thënë kancelarja gjermane Angela në konferencën e saj të parakohshme verore për shtyp, të mbajtur sot në Berlin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme