Merr flakë banesa në Belgjikë, vdesin dy të rinj shqiptarë

Ditën e premte një zjarr i rënë në zonën e Dilbeek në Bruksel i mori jetën dy të rinjve shqiptarë.

Mësohet se viktima mbetën Pelivan Hysaj nga Berati, 24 vjeç dhe 23 vjeçari Venedik Pirushi nga Durrësi.

Alain Habils, zëdhënës i zjarrfikësve në zonën Flemish Brabant Ëest tha se viktimat janë me origjinë shqiptare.

Shkaku i incidentit ende nuk dihet.

“Është një ndërtesë e ndarë në tri banesa, kur zjarrfikësja e parë mbërriti në vendin e ngjarjes disa minuta pas telefonatës, flakët ishin përhapur gjithëandej.

Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan”, tha Segers për mediat vendase.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme