Mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve, Adriana Lima i jep fund karrierës si modele

Një nga fytyrat më të njohura të markës së Victoria’s Secret, Adriana Lima është përshëndetur me publikun që e ka duartrokitur ndër vite nëpër sfilatat e modës.

Mbrëmë në qytetin amerikan të New Yorkut është mbajtur ngjarja kryesore e modës për këtë vit, ku modelja braziliane ka ecur për herë të fundit në pistat e modave.

Kjo ishte shfaqja e njëzet rresht dhe ajo e kishte të vështirë të tregonte se po i fund karrierës prej modeleje në moshën 37-vjeçare.

“E dashur Victoria, faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet e mia dhe më e rëndësishmja, nuk më ke dhënë vetëm krahë, por më mësove të fluturoja”, shkroi Adriana.

Theksojmë se kohët e fundit tashmë ish-modelja ka qenë temë e mediave rozë në saje të lidhjen me shkrimtarin turk, Metin Hara.

Lini Një Koment