Mes SHBA-së e BE-së

Garë mes të fortëve dhe përpjekje për t’i marrë meritat e një marrëveshjeje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë ka prodhuar faza finale e dialogut. Derisa administrata aktuale e ShBA-së do t’i ulë palët në Washington më 27 qershor, Bashkimi Evropian nuk e ka caktuar ende datën e as agjendën.

Përfshirje në formën e organizimit të samiteve kanë paralajmëruar edhe shtetet e fuqishme brenda Bashkimit Evropian- Franca e Gjermania. Krahas tyre nuk është përjashtuar mundësia që në proces të përzihet edhe Rusia, shkruan KOHA. Njohës të rrethanave shohin çakordim dhe pështjellim të Perëndimit kur vjen puna tek qasja dhe modalitetet që duhet aplikuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tyre, nëse qëllimi final i ShBA-së është kufizimi brenda marrëveshjeve ekonomike, kjo qasje do ta minonte përpjekjen e Bashkimit Evropian për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme.

Dialogu i Grenellit

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë kryetemë në takimin e 27 qershorit në Washington. Gazeta ka kuptuar nga burime të ndryshme se takimi i ndërmjetësuar nga emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të fokusohet në çështjet ekonomike, me synimin që të arrihet një marrëveshje e tipit të “Mini-Schengenit” ballkanik. Thelbi i kësaj marrëveshjeje është lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, njohja e diplomave, përkatësisht vlefshmëria e tyre për tregun të punës.

Duke iu referuar angazhimit të deritashëm të Grenellit, zyra e tij ka pohuar se në fokus do të jenë çështjet ekonomike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme