Mesila Doda – Fadil Vokrrit: Pse ndalove simbolet kombëtare?

Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, deputetja e PDIU-së Mesila Doda la për disa momente mënjanë çështjen çame për tu marrë me ndeshjen që luhet në Shkodër, aty ku Kosova luan kundër Kroacisë.

Doda sulmoi direkt Presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri duke e akuzuar se ka ndaluar përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare.

“Por, ne nuk e donim atëherë dhe nuk e duam as sot. Sepse shumë nga udhëheqësit tanë, bejlerët e vegjël e plot “lavdi” të Prishtinës dhe Tiranës do mbeteshin pa zotërimet e tyre të vogla, meskine, mediokre, por që i bëjnë të ndjehen fanarë ndriçues.

Kështu, atë që armiqtë e shqiptarisë nuk e bënë dot ndër shekuj, shpërbërjen e kombit, po e bëjmë vetë.

Sot, në mbrëmje në Shkodër Kosova do të luajë futboll me Kroacinë dhe Fadil Vokrri ka ndaluar simbolet kombëtare, duke u fshehur pas burokracive të UEFA-s. Po pse more zotëri, copa e letrës do e ndalojë shkodranin dhe pejanin të vishet kuq’ e zi?

Natyrisht që jo. Por ky soj udhëheqësi që ka në dorë politikat, jo vetëm sportive, dëshiron llokmën e vet të vogël, brenda sinorit të ndarjes, sesa atdheun e madh”, tha Doda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme