Mësimi mund të mos fillojë në shtator

Pothuajse çdo shtator kërcënimi me grevë nga sektori i arsimit troket në dyert e institucioneve.

Kësaj radhe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se e kanë më seriozisht.

Sipas tij, mësimi do të fillojë sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit, por nëse në ditët e para nuk ka vullnet për ndryshimin e Projektligjit për Pagat si dhe nëse nuk miratohet shpejt projektligji që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve të 90-ta, greva do të jetë e pashmangshme.

Njohësit e çështjeve arsimore kanë deklaruar se SBASHK-u po e tepron me kërkesa, pasi pagë më të mirë mujore nuk marrin as mësimdhënësit në Shqipëri e Maqedoni.

Mirëpo, këtë e kundërshton kryetari i SBASHK-ut. Sipas tij, në Projektligjin e Pagave mësimdhënësit janë renditur shumë poshtë krahasuar me kualifikimin e lartë që ata e kanë.

Sipas tij, SBASHK-u çdo herë është munduar që me dialog të arrijë kërkesat e mësimdhënësve, por tash thotë të ketë ardhur fundi i pritjeve.

Ndaj pret që deputetët e Kuvendit t’i shtyjnë këto procese sa më shpejt.

Kuvendi i Kosovës është në pushim deri në gjysmë të muajit shtator. Marrë parasysh gjendjen aktuale politike, nuk dihet nëse Projektligji për Pagat ose ai për pagesën e viteve 90-të do të arrijë të hyjë në rend dite.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme