Mësohen detaje rreth kërcënimit me jetë të kryetarit Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënim me jetë nga një person

Burime të sigurta nga kjo komunë i kanë thënë Reporterit, se kryetari ka marrë kërcënime serioze dhe për këtë edhe është arrestuar nga policia kërcënuesi.

Policinë e Kosovës e konfirmuar rastin.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur me mesazh në rrjetin social viktimën mashkull shqiptar kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës

Nuk dihet akoma se për çfarë ka ardhur deri te ky kërcënim, por Reporteri.net, do t’iu mbajë të informuar për këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme