Mësohet sa për qind e kosovarëve pinë duhan

Sot shënohet Dita Botërore pa Duhan. 31 maji është Dita Botërore pa Duhan, OBSH dhe partnerët tjerë shënojnë këtë ditë, duke ngritur çështjen e shëndetit për rreziqet që lidhen me përdorimin e duhanit si dhe evokimin e politikave të reduktojnë konsumin e duhanit.

Shkumbin Spahija, drejtor ekzekutiv KADC-së, tha se Ligji për kontrollin e duhanit, është shumë i ultë.

“Për këtë rënie kanë ndikuar disa faktorë, njëri ndër to është mbajtja e zgjedhjet dhe këtë e shfrytëzuan qytetarët dhe bizneset, po ashtu edhe mos koordinimi i institucioneve për të respektuar ligjin”, tha ai sot në RTK.

Po ashtu sipas tij edhe institucionet e tjera nuk kanë bërë sa duhet për të respektuar këtë ligj. Ai vlerësoi se ligji në Kosovë është shumë i avancuar për të parandaluan pirjen e duhanit. “Ligji në Kosovë për kontrollin e duhanit është më i miri në rajon dhe më gjerë. Ne kemi pasur edhe vlerësim për ligjin”, deklaroi ai.

Spahija tha se duhet të fokusohemi për të respektuar këtë ligj që do të kishte efekt pozitiv për ligjin kundër duhan. IA bëri me diej se rreth 500 pako duhan hyjnë në Kosovë. “Rreth 25 % e popullatës së Kosovës, pinë duhan”, theksoi ai.

Lini Një Koment