Messi – Ronaldo? Ancelotti ia bën ‘bajat’ sulmuesit të Barcelonës

Carlo Ancelotti beson se tani gjendemi në epokën e Cristiano Ronaldos dhe jo të Lionel Messit.

Carlo Ancelotti mendon se Cristiano Ronaldo meriton po aq lëvdata sa Lionel Messi.

Sulmuesi i Real Madridit fitoi “Topin e Artë” për herë të katërt të hënën pasi ndihmoi ekipin e tij të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe “Euro 2016” me Portugalinë, në 12 muajt e fundit.

Ancelotti, i cili ka punuar me Ronaldon në Santiago Bernabeu, beson se gjendemi në epokën e portugezit.

“Nuk e di edhe për sa kohë do të vazhdojë, por nuk mendoj se është aq i vjetër”, deklaroi Ancelotti për “AS”, përcjell “lajmi.net”.

“Dikush thotë se kjo është epoka e Messit, por është edhe e Ronaldos. Messi është i mirë sepse e ka Cristianon, dhe anasjelltas”, theksoi ai. “Të tjerët duhet të presin”, u shpreh italiani. /Lajmi.net/