Meta, akuza Ramës: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë

Presidenti Meta ka vijuar këtë të shtunë replikat me kryeministrin Rama, në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të Jashtëm.

Meta ka zgjedhur sërish rrjetin social Facebook për të dhënë mesazhin e tij. Në të, ai shkruan se “sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Meta shkruan se Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e Politikës së Jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen “në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shqipëria do të ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. Shqipëria e para”, përfundon mesazhin e tij presidenti.

Ky reagim vjen pas deklarimeve vërtet të ashpra të kryeministrit ndaj vendimit të presidentit për të refuzuar dekretimin e Genti Cakajt si ministër të Jashtëm dhe të mosdekretimit për lirimin nga detyra të Ditmir Bushatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme