Meta e sheh fatin me PD-në: “Rama arrogant, Basha konstruktiv”

Ilir Meta e ka paracaktuar fatin e tij me Partinë Demokratike.

Këtë e deklaroi në “Opinion”, kur tha më shumë se një herë se LSI dhe PD kanë shumë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa me Partinë Socialiste.

Kreu i LSI-së ka vazhduar me deklaratat e tij të dykuptimta që edhe do ta votojë reformën, edhe nuk do ta votojë pa konsensus, por në fund tha se ka një kontratë 4-vjeçare me Edi Ramën dhe do ta respektojë deri në fund.

Ai shtoi se për t’u bërë President i Republikës do të bënte koalicion me Partinë Demokratike.

“Nuk besoj që do jem kandidat për President, dhe në asnjë rast nuk do pranoja të isha President pa koalicion me opozitën. Unë kam pas të njëjtën sjellje dhe me Berishën dhe me Ramën. Në të dyja rastet LSI ka qenë korrekte, bashkëpunuese”, tha Meta.

Ndërkaq, kreu i LSI-së edhe pse ka zbutur kërcënimin e së dielës për qeveri teknike, përpara Blendi Fevziut deklaroi se qeverisja e Edi Ramës është konfliktuale dhe arrogante.

Pyetjes se çdo ta bënte të suksesshme qeverinë aktuale, Meta iu përgjigj: “Po të ishte më pak arrogante dhe më pak konfliktuale do të ishte më e suksesshme”, tha kreu i LSI-së, ndërkohë që i ka bërë dalje dhe ish-deputetit Koço Kokëdhima, për të cilin tha se nuk mund të ndërhynte për vendimet e gjykatave.

Por Meta ka sulmuar Ramën duke e paralajmëruar se do të mbajë përgjegjësi nëse sulmon opozitën, së cilës i ka dhënë të drejtë dhe e ka quajtur më të avancuar për reformën në drejtësi.

“Do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që janë kundër reformës. Përgjegjësi të gjithë ata që përpiqen të sulmojnë opozitën për çështje të drejta. Kërkesat e PD-së kanë qenë gjithmonë në përputhje me Venecian. Madje, PD ka qenë më e avancuar edhe për Byronë e Hetimit”, tha kreu i Kuvendit.

Në lidhje me takimin e djeshëm me Ramën dhe Bashën, kryetari i LSI-së u spreh se ishin afër konsensusit dhe u shpreh i pakënaqur me negociatat e ambasadorëve, të cilat i konsideroi “telefon i prishur”.

“Besoj se reforma do të kalojë. Pas takimit me Ramën dhe Bashën, jam shumë i bindur qe reforma do të kalojë. Takimi pati frymë pozitive”, ka pohuar Meta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme