Meta propozon dy palë zgjedhje për 13 tetor, të përgjithshme dhe presidenciale

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka folur me tone të forta sot në konferencën për shtyp, duke dhënë mesazhe direkte për kryeministrin, madje edhe Sorosin.

Duke i kujtuar se tashmë mesazhi për kryeministrin është “Edi thellohu”, ai ka folur hapur duke deklaruar se ai nuk eshte i races se Gruevskit, por i Avni Rustemit.

“Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata milierderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. Po qesh “kushërira” ime, Ambrozia, jam i gatshëm të bëj testin e shëndëtit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për tetstin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në cdo kohë”- tha ai.

 Meta u shpreh se zgjidhja që propozon për të kapërcyer këtë krizë politike, është që në 13 tetor të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe presidenciale, duke kërkuar që Edi Rama dhe socialistët të propozojnë emrin që duan për kandidat, dhe se ai do të garojë në këto kushte që ndodhemi.

“Për mua demokracia është e panegociueshme, me asnjë ambasadë, asnjë shtete, edhe më gjithë botën.

Nëse jam këtu ku jam, ka 30 vjet që populli shqiptar më ka zgjedhur dhe më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash, jam falë demokracisë.

Ndryshe do të isha një emigrant, ndoshta i suksesshëm, por…

Zgjedhjet janë më 13 tetor, dekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë

Pallavrat e PS, KQZ-rat, nuk mund ta verë askush në diskutim.

Vendi kërkon zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht, prapë jap zgjidhjen time në interes të shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.

Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin, përgjegjësi e të dy palëve, dhe disa të tjerëve që u përfshirë në këtë lojë shqiptare, kundër parimeve europiane.

Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe për presidentin. Dhe unë do garoj për president, dhe Rama dhe socialistët të vënë kandidat kë të dëshirojnë, dhe kjo e zgjidh këtë krizë, që të mos na futen prapë nesër në ambasada se është dhe 2 korriku sot”, u shpreh Ilir Meta/Panorama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme