MF: Borxhi është zvogëluar për mbi 50 milionë euro

Për mbi 50 milionë euro janë zvogëluar borxhi publik dhe shtetëror në kuartalin e dytë të këtij viti. Në pajtueshmëri me të dhënat të cilat i publikoi Ministria e Financave në ueb-faqen e saj, borxhi shtetëror përfundimisht me kuartalin e dytë të këtij viti është 36,9 për qind nga BPV-ja, që krahasuar me kuartalin paraprak paraqet ulje për 0,6 për qind pikë ose për 59,5 milionë euro.

Borxhi publik, madje, është 45,3 për qind nga BPV-ja, që krahasuar me kuartalin paraprak paraqet ulje për 0,6 për qind pikë ose për 56,9 milionë euro.
Në kuartalin e dytë të këtij viti, Qeveria kreu pagesë të obligacioneve për denacionalizim në vlerë prej 12,1 milionë euro dhe emetoi emetim të ri të 15-të të obligacioneve për denacionalizim në vlerë prej 12 milionë euro.

Nga Ministria e Financave thonë se edhe krahas gjendjes së letrave shtetërore me vlerë ka ulje prej 50,5 milionë euro, që është në drejtim të strategjisë për ulje të debitimit vendor me qëllim të lirimit të më shumë mjeteve për kreditim të sektorit korporativ. Gjithashtu, nga Ministria thonë se në këtë periudhë janë paguar obligime të arritura nga aranzhmanet kreditore.

Në pajtueshmëri të projeksioneve të Ministrisë së Financave, siç paradokohe deklaroi ministri i Financave Kirill Minoski, deri në fund të vitit borxhi publik do të qëndrojë nën 50 për qind nga bruto prodhimi vendor, që është nën kriterin e Mastrihtit nga 60 për qind. Deri në fund të vitit, siç paralajmëruan nga Ministria, do të paguhen obligime të arritura në vlerë prej 180 milionë euro

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë