Mihajloviç flet mirë për mbrojtësin shqiptar

Pas ndeshjes së sotme ku Arlind Ajeti shënoi një gol dhe një autogol, trajneri i Torinos sërish flet mirë për të.

Sinisha Mihajloviç i ka dalë në mbrojtje lojtarit duke vlerësuar lojën e tij. Ja fjalët e trajnerit serb pas ndeshjes:

“Nuk ishte e lehtë as për Lukiçin dhe as për Ajetin. Por në përgjithësi jam i kënaqur. E dimë që ata mund dhe duhet të përmirësohen. Në përgjithësi ishim më mirë se kundërshtari dhe nëqoftëse luajmë si sot deri në minutën e 75, nuk duhet t’i trembeni askujt, as dy transfertave që vështira që na presin. Po e shohim dritën në fund të tunelit, tani shpresojmë të dalim”, tha ai.