Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Merkel

Posti i Angela Merkel është duke u rrezikuar, pasi mijëra njerëz u mblodhën nëpër qytetet dhe fshatrat e Gjermanisë për të kërkuar dorëheqjen e saj.
Më shumë se 5,000 njerëz protestuan në Berlin dhe mijëra të tjerë nëpër vende të tjera të Gjermanisë fajësuan politikën e Angela Merkel për emigrantët, duke thënë se kjo politikë e saj e ka fajin për sulmet terroriste që lanë 13 të vdekur gjatë muajit të fundit.

Kancelarja është përballur me një valë të re të zemërimit, pasi u zbulua se dy sulmet e fundit terroriste dhe një vrasje e tretë u kryen nga njerëzit të cilët hynë si refugjatë në vend, transmeton Gazeta Express.
Pavarësisht valës masive të kritikave, Merkel e mbrojti politikën e saj këtë javë, duke proklamuar “ne mund ta bëjmë atë”, përderisa ajo kërkoi që të mos lejohet që aktet e dhunshme të ndikojnë vendimet politike.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë