Mike Pompeo anulon takimin me Merkel

Departamenti i Shtetit Amerikan lajmëroi se takimi i aranzhuar për sot mes Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe Kancelares Angela Merkel është anuluar.

Sektretari i Shtetit të SHBA-ve pritej të takohej sot me Kancelaren Angela Merkel dhe Ministrin e Jashtëm Heiko Maas në Berlin.

Departamenti i Shtetit njoftoi se takimet do të duhet të aranzhohen për një datë tjetër për shkaka të disa “çështjeve urgjente” por nuk dhanë shpjegime të mëtejme.

Po ashtu edhe nga zyret e Kancelares Merkel dhe Ministrit Haas nuk ka patur koment deri tani lajmëron Fox News.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte për vizitë në Finlandë si pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Arktikut.

Departamenti i Shtetit deklaroi se Sekretari Pompeo “e mirëpret kthimin në Berlin së shpejti ” që të mbajë “takime të rëndësishme ” që ishin aranzhuar.

Lini Një Koment