Milaim Zeka: Ramiz Lladrovcit është shole e Thaçit dhe Veselit

Pasi kryetari i sapozgjedhur i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka quajtur spiun të UNIMK-ut, EULEX-it dhe Serbisë, gazetarin Milaim Zeka, ky i fundit ka reaguar ashpër.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka e ka quajtur Lladrovcin shole të Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Ky është postimi i plotë, pa ndërhyrje i Milaim Zekës:

Ramiz Lladrovci dhe une

Ramizi u ba shole muti, mbi te cilen po dhijne Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi. Ai po me quan gazetaruc, madje edhe spijun i Udbes, Unmikut, e Salustros.
Bashke “kam spijunu me” Fehmi Lladrovcin e Fatmir Krasniqin, nga Terpeza e Malisheves. Edhe kena pas gju lepuj me Rrahman Morinen, ku u pat plagos Ramizi. Ahaha.
A dini ku ashte dallimi im ne mes Ramiz Lladrovcit, dhe mentorit te tije, Kadri Veseli: une flas 8 gjuhe te huaja. Une kam punu 16 vjet neper mediat nderkombetare. Ramizi ka kashagite kuaj ne Mynhen, e ka krasite therra neper vorreza, ndersa Kadria, ka ndejte neper banhofe te Zvicres.
Veshtire me hype ne vage me budalle dhe hajna.
Ramiz, nuk kam besu qe te ban kaq lope Kadri Veseli, po do flasim ditet ne vijim!!!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme