Milan dhe Roma vihen pas talentit të Ajax

Milan dhe Roma janë të interesuar për lojtarin e talentuar të Ajax, Donny van de Beek.

Lojtarët e Ajaxit janë kthyer në cak të shumë skuadrave të Evropës, pas performancave fantastike të realizuara këtë sezon, duke arritur të eliminojnë edhe Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

Njëri prej tyre që mund të largohet në verën e vitit 2019, është edhe mesfushori Donny van de Beek.

Një garë për 21 vjeçarin kanë nisur dy skuadrat e njohura italiane, Milan dhe Roma, raporton ‘Calciomercato’, përcjell ‘lajmi.net’.

Beek është pjesë e ekipit të parë të Ajax që nga viti 2015, dhe në 82 paraqitje ka shënuar 16 gola. Ai po ashtu ka edhe pesë ndeshje për Kombëtaren e Holandës.

Kartoni i 21 vjeçarit vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Lini Një Koment